
Komuna e Fushë Kosovës ka njoftuar qytetarët se Forca e Sigurisë së Kosovës do të zhvillojë aktivitete dhe ushtrime ushtarake në Harilaq, gjatë periudhës 23 tetor – 5 nëntor.
Sipas njoftimit të komunës, ushtrimet në Harilaq janë planifikuar për dy data të veçanta:
23 tetor – Ushtrime praktike me shpërthimin e minave artizanale.
30 tetor – Ushtrime praktike me eksplozivë detarë.
Komuna e Fushë Kosovës ka bërë të ditur se këto aktivitete janë pjesë e trajnimeve të rregullta të FSK-së.
Postimi i plotë: