Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Protestuesit vendosen para Ministrisë së Arsimit në Tiranë, policia bën kordon para godinës

Gazeta10
20 October 2026 - 14:34

Protestuesit e mbledhur para Kryeministrisë janë zhvendosur tashmë para ambienteve të Ministrisë së Arsimit në Tiranë.

Përpara Ministrisë së Arsimit është vënë re një prani e shtuar e forcave të policisë të pajisur me skafandra, si edhe një autobot me ujë.

Me një banderolë “Stop dhunës ndaj studentëve” dhe thirrje në kor “S’keni pranga për të gjithë” , pedagogë, studentë dhe qytetarë po vijojnë revoltën kundër qeverisë.

Ndërkohë, studentët kanë refuzuar dialogun me kryeministrin Edi Rama, duke kërkuar dorëheqjen e tij si kusht të panegociueshëm.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.