Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Pas takimit Putin-Witkoff, Kremlini i gatshëm të rifillojë bisedimet trepalëshe për paqen në Ukrainë

Gazeta10
21 October 2026 - 16:49

Rusia është e gatshme të rifillojë bisedimet trepalëshe me Shtetet e Bashkuara dhe Ukrainën në gjysmën e parë të nëntorit, ka deklaruar Yuri Ushakov, këshilltar i presidentit rus, Vladimir Putin.

Sipas Ushakovit, Putin ia ka përcjellë këtë qëndrim të dërguarit të posaçëm të presidentit amerikan, Steve Witkoff, gjatë takimit mes tyre.

Ushakov bëri të ditur se gjatë bisedës, Witkoff kishte paraqitur edhe qasje të reja të Bashkimit Evropian dhe Ukrainës për përfundimin e luftës, por Moska i ka vlerësuar ato si pak të dobishme.

Deklarata e Kremlinit vjen në kohën kur përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë vazhdojnë të përballen me dallime të mëdha mes palëve për kushtet e një marrëveshjeje.

Rifillimi i bisedimeve trepalëshe do të mundësonte diskutime të drejtpërdrejta mes Moskës, Uashingtonit dhe Kievit, megjithëse ende nuk janë bërë të ditura detaje për datën, vendin apo agjendën e mundshme të takimit.

Deri më tani, nuk ka pasur konfirmim të veçantë nga pala amerikane dhe ajo ukrainase për rifillimin e negociatave në periudhën e përmendur nga Kremlini.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.