Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

‘Kërkon pjesëmarrje masive të shqiptarëve në zgjedhjet e së dielës’ – Presidentja priti përfaqësuesit e Listës “Koalicioni Shqiptar”

Gazeta10
21 October 2026 - 17:51

Një delegacion i Luginës së Preshevës, sot është pritur në takim nga presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula.

Lajmin e ka bërë të ditur, Presidenca e Kosovës.

Sipas njoftimit, presidentja Shiroka Pula i përgëzoi për bashkimin në një listë të përbashkët zgjedhore, të emërtuar “Koalicioni Shqiptar”, në të cilën janë bashkuar tetë subjekte politike shqiptare për të garuar së bashku në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të Serbisë, që do të mbahen më 25 tetor 2026.

Ajo u uroi sukses në zgjedhjet e së dielës, duke theksuar rëndësinë e bashkërendimit politik për përfaqësimin sa më të fuqishëm të shqiptarëve në institucionet e Serbisë.

Postimi i plotë:

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.