
Kandidati për deputet nga “Koalicioni Shqiptar” në Luginë të Preshevës, Shaip Kamberi ka deklaruar se në zgjedhjet e së dielës me 25 tetor synojnë që të arrijnë më shumë se tre deputet shqiptarë në Parlamentin e Serbisë.
Ai komentet i bëri në emisonin debatues POLITIKO në Kanal 10.
Derisa i pyetur nga moderatori, Kushtrim Sadiku se a ishte Kurti faktori kryesor që i bëri bashkë të gjitha subjektet politike në një listë të përbashkët apo kishte edhe elemente tjera?
Kamberi u përgjigj duke deklaruar se normalisht roli i kryeministrit Kurti ishte me rëndësi në aspektin e sugjerimeve dhe të përshkrimit të situatës së përgjithshme në rajon por edhe nevojën e bashkimit të shqiptarëve, por është edhe një element tjetër pas dy palë zgjedhjeve që ishte një mësim i marrë nga ajo histori.
Për më shumë shikone videon e plotë. /GAZETA10