Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Iu publikua videoja e rëndë duke rrahur bashkëshorten në Pejë, policia jep detaje për të dyshuarin

Gazeta10
22 October 2026 - 10:23

Një person është arrestuar në Pejë, nën dyshimin se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më 21 tetor, rreth orës 10:00, pasi policia ka pranuar një video-incizim në të cilin shihej një person duke ushtruar dhunë fizike ndaj një gruaje.

Pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore, njësiti i hetimeve ka arritur ta identifikojë të dyshuarin dhe viktimën, të cilët janë shtetas të Kosovës dhe bashkëshortë.

Viktima ka refuzuar tretmanin mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe intervistuar nga organet e rendit.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Pejë 21.10.2026-10:00. Raportohet se pas pranimit të një video-incizim, ku vërehet një person mashkull duke ushtruar dhune fizike ndaj një personi të gjinisë femërore, njësiti i hetimeve pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore kanë arritur të identifikojnë personin e dyshuar mashkull kosovar dhe viktimën femër kosovare bashkëshorten e tij. Viktima ka refuzuar tretmanin mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.