
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Mehmeti-Selimi u bëri thirrje shqiptarëve në Serbi që në zgjedhjet parlamentare të dielën ta mbështesin koalicionin e partive shqiptare atje.
Duke folur në Kuvend në emer të grupit parlamentar të LVV-së, ajo tha se bashkimi i partive shqiptare në Serbi “është përgjegjësi politike”.
“Nga kjo foltore, u bëj thirrje shqiptarëve me të drejtë vote në Serbi të marrin pjesë në zgjedhjet e 25 tetorit dhe ta mbështesin koalicionin shqiptar”, tha ajo.
Mehmeti-Selimi tha se “Serbia nuk mund të kërkojë në Kosovë të drejta që nuk ua njeh shqiptarëve brenda kufijve të saj”.