Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Pacientja me kancer të gjirit humbi jetën, Ymeri kritikon reagimin e institucioneve

Gazeta10
22 October 2026 - 11:15

Deputetja e LDK-së Janina Ymeri, në deklarimin e saj jashtë rendit të ditës foli rreth lajmit tragjik që u raportua dje për pacienten e cila ishte prekur nga kanceri i gjirit.

Dyshohet se ajo vdiq nga mungesa e një ilaçi për 4 muaj, pa terapinë Palbociclib.

Ymeri gjatë fjalimit të saj në Kuvendin e Kosovës komentoi reagimin e drejtorit të Klinikës së Onkologjisë.

“A ka rëndësi nëse përballesh për herë të parë apo të dytë me sëmundjen?”, pyeti ajo.

Ajo kritikoi ashpër ministrin e Shëndetësisë Arben Vitia, të cilit iu drejtua me një porosi të fortë.

“Ka pas me u ngadalësu përparimi sëmundjes e në mungesë të hapit nuk është bërë, ministër. Nuk e di qysh flen natën kur dikush në gjoks e ka kancerin e ju e rregulloni mindilin. Mbi 42 për qind janë rritë rastet e reja me tumor. Krejt kjo ka ndodhë shumicën e kohës që keni qenë ju. Me këtë plan efikas nuk kish mujt me kanë as plani i armikut për zhdukjen e këtij populli”, ka thënë ajo në Kuvend.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.