Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Teuta Haxhiu – Gërvallës: Qysh bre ministre, munde me dalë me mbrojtë një bashkëkryetar si Faton Peci?

Gazeta10
22 October 2026 - 11:34

Deputetja e Aleancës, Teuta Haxhiu ka kritikuar ashpër ministren Donika Gërvalla, duke e vënë në pikëpyetje mbështetjen e saj për Faton Pecin.

Në adresimin e saj ndaj Gërvallës, Haxhiu përmendi pretendimet për mishin e skaduar dhe furnizimin e çerdheve e spitaleve, si dhe shpërndarjen e 100 mijë eurove, për të cilat kërkoi përgjegjësi.

“Qysh bre ministre e more mundin me dalë me mbrojtë një bashkëkryetar të partisë me tre anëtarë? Për skandalet e Faton Pecit i din krejt vendi. Unë për veti, me kon si ti, nuk kisha lëvizë vendi. Nuk është dashtë me mbrojtë një njeri i cili ka pru mish të skaduar dhe i ka furnizu çerdhet e spitalet, po edhe për 100 mijë euro që i shpërndajke si në bahçe të babës, te daja e te fitorja”, ka deklaruar Haxhiu në drejtim të ministres Gërvalla./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.