Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Apeli merr vendim për seancën në rastin e Liridona Ademajt

Gazeta10
22 October 2026 - 14:19

Gjykata e Apelit ka njoftuar për ndryshimin e orarit të seancës gjyqësore lidhur me rastin e vrasjes së Liridona Ademajt.

Sipas njoftimit zyrtar, seanca e caktuar për 29 tetor, nuk do të mbahet në orën 09:50, siç ishte paralajmëruar më herët, por në orën 11:10.

Gjykata ka bërë të ditur se ndryshimi ka të bëjë vetëm me orarin, ndërsa data e seancës mbetet e njëjtë.

Vendimi për ndryshimin e orarit është marrë nga Kolegji i Apelit me kërkesë të mbrojtjes së të dënuarit me burgim të përjetshëm, Naim Murselit, pasi ai në të njëjtën datë dhe orar është i angazhuar për përfaqësim edhe në një çështje tjetër në Gjykatën Supreme.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.