Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Prokurori i Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit zhvillon takim me përfaqësues të Departamentit Amerikan të Thesarit

Gazeta10
22 October 2026 - 16:09

Prokurori i Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit dhe njëherësh koordinatori kombëtar për luftimin e krimit ekonomik, Shqipdon Fazliu, ka zhvilluar takim pune me përfaqësuesit e Departamentit Amerikan të Thesarit, përkatësisht Zyrës për Asistencë Teknike, Joseph W. Burke dhe Norman Richard Smith, këshilltarë për krime ekonomike.

Takimi u zhvillua në kuadër të bashkëpunimit institucional dhe përpjekjeve të përbashkëta për forcimin e kapaciteteve në luftimin e krimeve ekonomike dhe financiare.

Gjatë takimit, të dyja palët diskutuan për rëndësinë e bashkëpunimit dhe koordinimit ndërinstitucional, shkëmbimin e përvojave profesionale, si dhe për mundësitë për avancimin e mëtejmë të bashkëpunimit në fushën e luftimit të krimit ekonomik dhe financiar.

Me këtë rast, prokurori Fazliu ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të institucioneve amerikane, duke vlerësuar rëndësinë e asistencës teknike dhe profesionale në fuqizimin e kapaciteteve të sistemit prokurorial të Republikës së Kosovës.

Në përfundim të takimit, palët shprehën gatishmërinë e tyre për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit në fushat me interes të përbashkët.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.