
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka thënë pas takimit me Kurtin se kërkon nga qeveria që ta ruaj partneritetin me aleatët e Kosovës, raporton Gazeta10.
Ai ka thënë se Qeveria ka bërë që në fillim gabim meqë ka ardhur në këtë situatë.
“Një Qeveri që i kërkon qytetarëve të vet të zgjedh midis aleatëve historik të vet dhe ligjshmërisë, ka bërë që në fillim gabim, ne kërkojmë që kjo Qeveri e Kosovës të sigurojë edhe ligjshmëri edhe aletatët e vet”, ka thënë Abdixhiku pas takimit me Kurtin.
Kujtojmë se të shtunën pasdite Lista Serbe është tërhequr nga institucionet e Kosovës pasi është suspenduar nga puna komandanti i policisë rajonale në veri. / Gazeta10