Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Nasufoksi: Jemi të gatshëm për investime në Kosovë, në fokus edhe uji i pijshëm dhe heqja e mbeturinave

Gazeta10
22 October 2026 - 19:12

Avni Nasufoksi, përfaqësues diplomatik, ka deklaruar se janë të gatshëm të investojnë në Kosovë përmes projekteve të ndryshme, përfshirë edhe projekte që synojnë zgjidhjen e problemeve me mbeturinat dhe furnizimin me ujë të pijshëm në komuna.

I ftuar në emisionin “Gazeta” në Kanal 10, Nasufoksi tha se gjatë kësaj vizite fokusi është te projektet më të vogla, ndërsa në të ardhmen synohen edhe investime më të mëdha.

“Ajo çka bëj unë janë projekte të ndryshme. Edhe në të ardhmen kam ardhur në Kosovë për projekte të mëdha, për fondin e investimeve. Kosova e ka një problem, shembull, me bërllogun dhe ujin e pijshëm. Ne jemi të gatshëm të investojmë në këto projekte për t’i rregulluar problemet e komunave të Kosovës”, deklaroi Nasufoksi.

Ai sqaroi se vizita aktuale është e përqendruar vetëm në projekte më të vogla, ndërsa investimet e ardhshme mund të përfshijnë edhe projekte më të mëdha në Kosovë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.