Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Spahiu për ndryshimet në Ligjin për Specialen: E shoh si gabim, dikush nga jashtë mund ta ketë bë me qëllim të keq

Gazeta10
22 October 2026 - 19:26

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka kthyer në Kuvend për rishqyrtim Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, pas kërkesës së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

Lidhur me këtë vendim, analisti politik Nexhmedin Spahiu, në një lidhje direkte për emisionin “Gazeta” në Kanal 10, ka shprehur qëndrimin e tij kundër ndryshimeve të propozuara në këtë ligj.

“Unë ndryshimin për Ligjin e Dhomave të Specializuara e shoh si një gabim. Mendoj që ai që e ka sugjeruar këtë ndryshim mund të jetë dikush nga jashtë, me qëllim të keq, e jo për t’i ndihmuar ata që janë në Hagë”, ka thënë Spahiu.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.