
Avokati Taulant Hodaj, i ftuar sonte në emisionin “Politiko”, ka komentuar rikthimin në Kuvend të Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, duke vlerësuar se efekti i tij mund të jetë zero, por iniciativa e mëhershme për të ka ndikuar në shtensionimin e raporteve politike.
“Edhe nëse procedohet, efekti është zero dhe po del ashtu. Por, përtej kësaj, mendoj që si iniciativë nuk ka qenë e keqe, sepse i ka shtensionuar pak raportet që ishin jashtëzakonisht të kundërta në fushën e politikës dhe të sigurisë. U pa madje edhe eskalimi i situatës, edhe te funksionalizimi i institucioneve”, ka deklaruar Hodaj në “Politiko”.