
Gazetari Branislav Kerstiq ka kritikuar mënyrën e procedimit të nismës për rishikimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, duke theksuar rëndësinë e konsultimeve me institucionet përkatëse në Hagë.
I ftuar në emisionin “Politiko”, Kerstiq është shprehur se pajtohet me qëndrimin e avokatit Taulant Hodaj për këtë çështje, ndërsa ka theksuar se në një shtet demokratik duhet të respektohet korniza ligjore në fuqi.
“Ne e kemi një maksimë: vetë ra, vetë u vra. Më vjen tepër keq, por po pajtohem me avokatin. Ligji na mëson që në një shtet demokratik duhet me e pranu secilin nen të ligjit aktual që është tash. Nuk bëhet ligji pa konsultime me Dhomat e Specializuara në Hagë. Ata janë shkalla e parë. Që nga fillimi është bërë shpejt e shpejt”, ka deklaruar Kerstiq në “Politiko”.