
Me ftesë të homologut të saj hungarez, Presidentit András Baka, Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka udhëtuar për në Budapest, ku do të marrë pjesë në ceremoninë shtetërore me rastin e 70-vjetorit të Revolucionit Hungarez të vitit 1956.
Gjatë vizitës në Budapest, Presidentja Shiroka Pula do të zhvillojë takim bilateral me Presidentin hungarez, András Baka.
Në ceremoninë përkujtimore, e cila shënon një nga momentet më të rëndësishme të historisë moderne të Hungarisë dhe përpjekjen e popullit hungarez për liri e pavarësi, Presidentja Shiroka Pula do të jetë në mesin e afro 100 liderëve dhe përfaqësuesve politikë nga vende të ndryshme të botës.
Në kuadër të agjendës së Presidentes Shiroka Pula në Hungari është paraparë edhe një takim me mërgatën shqiptare që jeton dhe vepron në këtë shtet.