
Policia e Kosovës ka raportuar për katër raste të dhunës në familje gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.
Në Lipjan është raportuar se një femër ka ushtruar dhunë ndaj një femre tjetër. E dyshuara, raporton Policia, është dërguar për intervistim dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt ndërkaq rasti vazhdon të hetohet.
Rasti tjetër është raportuar në Ferizaj, ku një femër pas një mosmarrëveshjeje është sulmuar nga një mashkull. Nuk është raportuar për të lënduar dhe pas intervistimit rasti i palëve vazhdon në procedurë të rregullt.
Në Pejë ndërkaq është arrestuar një femër pasi e njejta pas një mosmarrëveshjeje ka fyer një femër tjetër dhe ka thyer një xham. Policia nuk ka raportuar për të lënduar ndërsa ka njoftuar se me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje.
Ndërkaq në Gjakovë është raportuar një rast për dhunë në familje, ku i dyshuari mashkull, shtetas i Serbisë është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.