
Aleanca e ka cilësuar si të dëmshëm rikthimin e ligjit për Specialen në Kuvend, duke shprehur shqetësimin se ky veprim mund të ndikojë në kauzën e luftës për liri.
Deputeti Besnik Tahiri, ka thënë sot në Komisionin për Legjislacion se Aleanca e konsideron këtë veprim të papranueshëm.
Tahiri, po ashtu, ka kritikuar Qeverinë për mungesë reagimi gjatë dy javëve që, sipas tij, ligji ka qenë në ekzekutiv, raporton KosovaPress.
“Rikthimin e ligjit në Kuvend si Aleancë e kemi parë si një veprim jashtëzakonisht të dëmshëm, jo serioz, veprim i cili në esencë për ne e ka dëmtuar kauzën”, ka thënë Tahiri.