Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Rama ironizon protestuesit pas refuzimit të ftesës për dialog: Studentë? JO! Pedagogë? JO! Çfarë janë këta që duan vetëm rrëmujë?

Gazeta10
23 October 2026 - 14:34

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pasi studentët dhe pedagogët refuzuan sërish ftesën e tij për dialog, duke publikuar një video në rrjetet sociale.

“Studentë? JO! Pedagogë? JO! Po çfarë janë këta që duan vetëm rrëmujë?!…”, shkruan Rama në reagimin e tij, duke ironizuar protestuesit që prej ditësh kërkojnë largimin e tij nga pushteti.

Kjo është hera e katërt që Rama u bën thirrje studentëve dhe protestuesve për dialog. Kësaj radhe, ai vendosi ftesat mbi stola prej guri para Kryeministrisë, pasi ftesat e mëparshme, të vendosura mbi karrige, ishin refuzuar nga protestuesit.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.