
Departamenti për Politika të Shërbimeve Sociale dhe Familjare me mbështetjen e Këshillit të Evropës Zyra në Prishtinë, organizoi sot sesione informuese mbi Standardet për shërbime sociale për mbrojtjen e viktimave të dhunës në familje”.
Me këtë rast, 42 profesionistë të shërbimeve sociale nga Qendrat për Punë Sociale dhe strehimoret e viktimave të dhunës në familje u informuan mbi zbatimin efektiv të standardeve.
Standardet mundësojnë qëndrueshmërinë, llogaridhënien dhe efikasitetin në trajtimin e rasteve të dhunës në familje, duke mbrojtur të drejtat dhe mirëqenien e viktimave, duke ofruar një listë kontrolli të cilësisë në ofrim të shërbimit.
Zbatimi i standardeve kontribuon në forcimin e një qasjeje me viktimën në qendër, duke siguruar shërbime të koordinuara, të sigurta dhe të përshtatura me nevojat e secilës viktimë, me synim mbrojtjen e dinjitetit, sigurisë, të drejtave dhe mirëqenies së viktimave.