Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Abdixhiku: Koordinimi me SHBA-të dhe Brukselin është zgjidhja e vetme adekaute për situatën

Gazeta10
08 November 2022 - 9:57

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se në takimin mes kryeministri Albin Kurti dhe liderëve opozitarë kryetemë ka qenë gjendja e sigurisë në vend, derisa ka shtuar se nuk është thënë asgjë e re nga deklarimet publike, raporton Gazeta10

Ai ka shtuar se nuk është parë gatishmëri e qeverisë për t’u koordinuar me aleatët ndërkombëtarë.

“Besojmë se koordinimi me Departamentin Amerikan të Shtetit dhe institucionet aleate si në Uashington por edhe Bruksel është zgjidhja e vetme adekaute për situatën”, ka deklaruar Abdixhiku pas takimit.

“Qeveria nuk duhet të bjerë pre e kurtheve të destabilizimit që burojnë në Beograd por që duhet ngushtë me aleatët që të sigurojë paqen dhe stabilitetin në territorin e vetë. Qeveria do ta ketë mbështetjen e LDK-së për aq sa koordinohet me aleatët”.

Abdixhiku ka theksuar se nuk duhet të bëhet zgjedhje mes ligjshmërisë në vend dhe aleatëve.

“Duhet të zgjidhet edhe ligjshmëria edhe aleatët. Historia na ka treguar se ecja me aleatët i sjell Kosovës avancim. Është akt patriotit të kërkohet koordinimi me ShBA-në. Nuk ka koordinim të tillë nga qeveria derisa nuk ka konfirmim nga aleatët që kjo po ndodh”./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.