Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Maqedonci: Për 5 vjet rekrutuam 3 mijë e 220 ushtarë të rinj, do të vazhdojmë të investojmë në zhvillimin e ushtrisë

Gazeta10
24 October 2026 - 16:40

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka bërë të ditur se brenda qeverisjes së tyre janë rekrutuar 3.220 ushtarë të rinj, duke fuqizuar kapacitetet njerëzore të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe duke arritur më shumë se dyfishimin e saj në numër.

Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se do të vazhdojnë të investojmë në zhvillimin dhe profesionalizimin e ushtrisë.

“Gjatë pesë viteve të qeverisjes sonë kemi rekrutuar 3.220 ushtarë të rinj, duke fuqizuar kapacitetet njerëzore të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe duke arritur më shumë se dyfishimin e saj në numër.

Vazhdojmë të investojmë në zhvillimin dhe profesionalizimin e ushtrisë sonë, me synimin për të ndërtuar një forcë gjithnjë e më të fuqishme, moderne dhe të gatshme për mbrojtjen e Republikës së Kosovës”, shkruan ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.