
Protestuesit i kanë vënë flakën një prej hyrjeve të godinës së Ministrisë së Bujqësisë në Tiranë.
Si pasojë, është djegur dera e një prej hyrjeve të institucionit. Pas pak minutash flakët u arritën të shuheshin.
Më herët, protestuesit kanë djegur kosha mbeturinash në kryqëzimin e “21 Dhjetorit”, duke bllokuar qarkullimin, ndërsa grupe të tjera janë përqendruar pranë Bashkisë së Tiranës, Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë dhe sheshin “Skënderbej”.