Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Aksident në Vushtrri – Vetura bie nga ura, shoferi dërgohet me urgjencë për trajtim mjekësor

Gazeta10
24 October 2026 - 17:57

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak çastesh në qytetin e Vushtrrisë, afër parkut të qytetit.

Sipas pamjeve të siguruara nga mediat një veturë ka humbur kontrollin dhe ka rënë nga ura.

Si pasojë, shoferi i automjetit është dërguar menjëherë me emergjencë për trajtim mjekësor.

Për momentin, gjendja shëndetësore e shoferit ende nuk dihet.

Policia dhe ekipet emergjente kanë dalë në vendin e ngjarjes për të zbardhur rrethanat se si erdhi deri te ky aksident.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.