
Policia e Kosovës, ka njoftuar për ndalimin e dy personave, lidhur me një rast të të shtënave me armë në një aheng familjar në Batllavë.
Policia ka njoftuar edhe se, ka sekuestruar tri armë, municion dhe gëzhoja.
”Në këtë rast tre persona u shoqëruan në stacionin policor, njëri prej tyre u lirua pas intervistimit ndërsa dy të tjerët u dërguan në mbajtje”, ka njoftuar PK’ja mes tjerash.
Postimi:
Të shtëna me armë në një aheng familjar në Batllavë, dy persona ndalohen për 48 orë
Nga zyrtarët policor të Podujevës, dy persona janë ndaluar për 48 orë, pas raportimit për të shtëna me armë zjarri në një aheng familjar në Batllavë të Podujevës.
Gjatë ndërhyrjes, zyrtarët policor të stacionit të Podujevës, sekuestruan tri armë, municion dhe gëzhoja. Në këtë rast tre persona u shoqëruan në stacionin policor, njëri prej tyre u lirua pas intervistimit ndërsa dy të tjerët u dërguan në mbajtje.
Rasti po trajtohet për veprat penale që lidhen me armëmbajtjen e paautorizuar dhe përdorimin e armës apo mjetit të rrezikshëm.