Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Përfaqësues të FSK-së përfunduan me sukses kursin për nënoficerët e lartë

Gazeta10
24 October 2026 - 18:00

Përfaqësues të Forcës së Sigurisë së Kosovës përfunduan me sukses Kursin Ndërkombëtar për nënoficerët e lartë të Komandës në Akademinë Ushtarake “Dr. Franjo Tuxhman” në Kroaci, së bashku me pjesëmarrës nga 11 shtete.

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, tha se pjesëmarrja në programe të tilla ndërkombëtare paraqet një mundësi të rëndësishme për ngritjen e kapaciteteve profesionale, shkëmbimin e përvojave dhe forcimin e bashkëpunimit me vendet partnere.

“Avancimi i edukimit dhe zhvillimi profesional i pjesëtarëve të FSK-së mbeten ndër prioritetet tona të vazhdueshme. Urime pjesëtarëve tanë për përfaqësimin e denjë të Republikës së Kosovës”, shkruan Maqedonci në një postim në Facebook.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.