Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Protestuesit mblidhen para Ministrisë së Arsimit në Tiranë

Gazeta10
25 October 2026 - 15:39

Protestuesit janë grumbulluar përpara Ministrisë së Arsimit në Tiranë, në ditën e 13-të të revoltës studentore kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

Studentë, të rinj dhe qytetarë janë mbledhur në përpara ministrisë, duke iu bashkuar protestës studentore që vijon prej gati dy javësh në kryeqytetin shqiptar.

Protesta e sotme zhvillohet në një klimë tensionesh, pas përplasjeve të ditëve të mëparshme mes demonstruesve dhe forcave të policisë, si dhe plagosjes së disa protestuesve.

Në qendër të revoltës mbetet kërkesa e studentëve dhe të rinjve për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, ndërsa paketa e re ligjore e paralajmëruar nga qeveria, që parashikon gjoba dhe masa më të ashpra ndaj pjesëmarrësve në protesta të dhunshme, ka shtuar debatet.

Grumbullimi përpara Ministrisë së Arsimit po vijon, ndërsa pritet që protestues të tjerë t’i bashkohen tubimit.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.