
Kanë nisur tensionet e para në Bulevard, pas disa orëve të qeta në protestën përballë Kryeministrisë në Tiranë.
Një grup të rinjsh kanë goditur me gurë policinë.
Ata kanë thyer edhe xhamat e kryesisë së Kuvendit.
Ndërkohë, autoboti i ujit është vendosur në gatishmëri për një ndërhyrje të mundshme në rast se tensionet përshkallëzohen.

