Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ja sa vota mori Lista Studentore, SNS e Vuçiqit dhe partia e Daçiqit në zgjedhjet në Serbi?

Gazeta10
26 October 2026 - 20:55

Gazetari dhe moderatori Kushtrim Sadiku nga studio e POLITIKOS ka njoftuar se në Serbi, Lista Studentore ka fituar 52.7 % të votave, përkatësisht 2 milionë e 257 mijë vota, derisa SNS e Aleksandër Vuçiqit ka marrë 39. 1% apo 1.6 milionë të votave, e që i bie 600 mijë vota të ketë më shumë Lista Studentore apo 21 deputet më shumë se partia e Vuçiqit.

Ai këto të dhëna i ka shpalosur gjatë debatit në POLITIKO në Kanal 10 ku janë të ftuar Ragmi Mustafi nga Këshilli Demokratik Shqiptar dhe gazetari e komentatori Branislav Kërstiq.

Derisa sipas tij, ajo që ka qenë e rëndësishme, është se pasardhësi i Milloviqit, Ivica Daçiqi nuk do të jetë më në Kuvendin e Serbisë.

Për më shumë shikone videon e plot1ë. /GAZETA10

 

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.