
Vedat Muriqi nuk ka zgjedhur rastësisht Mallorcan për të vijuar karrierën, sulmuesi dardan kishte oferta nga Turqia apo Anglia por vendosi të qëndrojë në Spanjë aty ku po bënë një sezon fantastik dhe është rruges së mirë për të qenë njëri nga sulmuesit më të mirë që ka pasur klubi bregdetar ndonjëherë.
Faqja zyrtare e “La Liga” publikojë formacionin më të mirë të javes ku në mesin e tyre nuk kishte si të mungonte sulmuesi më në formë në këtë sezon Vedat Muriqi, në ndeshjen e fundit ai shënojë golë dhe asistojë në fitoren e Mallorcas kundër Villareal, ai u vlerësua si lojtari i ndeshjes me noten 8.4.
Kanë kaluar dhjetë vjet që kur Tomer Hemed shënoi shtatë gola në trembëdhjetë ndeshjet e para të sezonit 2012/13, statistikë që Muriqi e barazoi këtë të diel, me golin kundër Villarrealit.
Këtë edicion në “La Liga” Vedat Muriqi ka realizuar 60% të golave total të Mallorcas duke qenë shtylla kryesore e ekipit.
