
Një protestuese, e cila po merr pjesë në protestën para objektit të Qeverisë së Kosovës kundër vrasjes së grave, ka kritikuar institucionet për mosveprim dhe ka kërkuar përgjegjësi për rastin e Arlinda Zekajt.
Në prononcim për Kanal10, ajo ka thënë se është dashur të ketë dorëheqje morale, duke theksuar se kjo nuk është vrasja e parë e një gruaje.
“Turp, nëse kurgjo hiç, u dashtë dorëheqje morale. S’është vrasja e parë, as s’ka me qenë e fundit nëse veç vazhdon kështu”, është shprehur protestuesja.
Ajo ka folur edhe për frikën dhe shqetësimin që këto raste shkaktojnë te gratë, nënat dhe gjeneratat e reja.
“Jam grua vetë, jam nanë, jam gjyshe. Është e tmerrshme për gjeneratat e reja, për vajzën tem. Në këtë gjendje, duhet me ndërmarrë masa”, ka thënë ajo në prononcimin për Kanal10.