
Shefi i Misionit të Bashkimit Europian për sunimin e Ligjit në Kosovë, Lars-Gunnar Wigmark, po qëndron në një vizitë tek presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, rarporton Gazeta10.
Nuk dihet ende tema e diskutimit.
Kujtojmë se pasditen e së shtunës Lista Serbe është tërhequr nga institucionet që është përcjellur edhe me dorëheqje në gjyqësor dhe prokurori. Kjo ka ardhur pasi Qeveria e Kosovës ka suspenduar nga puna komandantin e policisë rajonale në veri, Nenad Gjuriq./Gazeta10.
