
Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën “Ahmet Dërguti”, në lagjen Arbëria të Prishtinës, ku janë përfshirë një motoçikletë dhe një taksi.
Ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar si pasojë e këtij aksidenti.
Gazeta10 ka tentuar të marrë një përgjigje nga Policia e Kosovës lidhur me rrethanat e rastit dhe nëse ka të lënduar, mirëpo deri në momentin e publikimit të këtij lajmi nuk ka pranuar përgjigje.
Gazeta10 do t’ju mbajë të informuar për çdo zhvillim të ri lidhur me rastin.