
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Podujevë, i cili dyshohet për vjedhje të rëndë, raporton Gazeta10.
Në njoftimin e policisë thuhet se i njejti ka kryer vjedhje në një lokal ku ka vjedhur gjësende të ndryshme.
Tutje, bëhet e ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Këtu keni komunikatën e plotë:
Arrestohet një person për vjedhje të rëndë
Sot nga zyrtarët policor të stacionit të Podujevës, është arrestuar një person, për të cilin ekziston dyshimi i arsyeshëm se është përfshirë në një rast të vjedhjes së rëndë.
Personi dyshohet se gjatë natës së kaluar, me forcë kishte depërtuar brenda një lokali , ku ka marrë gjësende (pije, cigare etj, në vlerë rreth 400 euro), është arrestuar, nga ana e policisë.
Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore me vendim të prokurorit, personi i dyshuar i mitur, mashkull, është dërguar në mbajtje.