Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kurti paralajmëroi dje se në buxhetin për vitin 2027 parashihet edhe rritja e mbështetjes për ekipet mbrojtëse të ish-krerëve të UÇK-së

Gazeta10
03 November 2026 - 12:14

Kryeministri Albin Kurti ka paralajmëruar rritjen e mbështetjes për ekipet mbrojtëse të katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë.

Qeveria dje miratoi buxhetin e projektuar për vitin 2027. Në atë mbledhje të Ekzekutivit, Kurti tha se me buxhetin e ri parashihet edhe rritja e mbështetjes për ekipet mbrojtëse të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit.

“Me këtë buxhet është paraparë edhe rritja e mbështetjes për ekipet mbrojtëse të katër ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, sipas kërkesës së parashtruar nga ekipet mbrojtëse”, tha ai.

Më herët Qeveria ka miratuar krijimin e një grupi punues që do ta bëjë një strategji për mbrojtjen e ish-krerët me UÇK-së.

“Sigurisht që për pjesën tjetër të angazhimit dhe mbështetjes e presim edhe strategjinë nga Grupi Punues, i cili kryesohet nga zëvendëskryeministri Glauk Konjufca”, tha kryeministri.

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.