Kontaktoni

info@gazeta10.com

Gjykimi Special

Dëshmitë e 29 dëshmitarëve/ Specialja urdhëron publikimin e versioneve “më pak të redaktuara” të transkripteve

Gazeta10
03 November 2026 - 13:09

Dhomat e Specializuara të Kosovës, kanë njoftuar se trupi gjykues, në tetor, ka urdhëruar që të bëhen publike versione më pak të redaktuara të transkripteve të dëshmive të 29 dëshmitarëve në çështjen gjyqësore për krime lufte të Hashim Thaçit dhe të tjerët.

Specialja, ka thënë edhe se, dëshmitë dëshmitarëve, që më parë janë klasifikuar si konfidenciale, rishikohen vazhdimisht me qëllim që më shumë prej tyre të bëhen publike më vonë.

Postimi:

Në tetor 2026, Trupi Gjykues urdhëroi të bëheshin publike versione më pak të redaktuara të transkripteve të dëshmive të 29 dëshmitarëve në çështjen gjyqësore për krime lufte Thaçi dhe të tjerët. Ky vendim vijon pas vendimeve të mëparshme me të cilët u bënë publike dëshmitë e 20 dëshmitarëve, të cilat më parë ishin konfidenciale.

Këto vendime pasqyrojnë natyrën publike të proceseve dhe përkushtimin e gjykatësve ndaj transparencës. Gjatë gjykimit shumica e dëshmitarëve dhanë dëshmi plotësisht ose pjesërisht në seancë publike, ndërsa 61 dëshmitarë dëshmuan pa asnjë masë mbrojtëse. Dëshmitë e dëshmitarëve, që më parë janë klasifikuar si konfidenciale, rishikohen vazhdimisht me qëllim që më shumë prej tyre të bëhen publike më vonë, duke siguruar njëkohësisht mbrojtjen në vijimësi të viktimave dhe dëshmitarëve.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.