Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ngjarje shokuese në Turqi, 38 vjeçari ia humb dëgjimin një gruaje me shuplakë, goditja në vesh filmohet nga kamerat

Gazeta10
04 November 2026 - 9:33

Një sulm i papritur ndaj një gruaje në Turqi ka përfunduar me pasoja të rënda për shëndetin e saj. Një 38-vjeçar është arrestuar në qytetin e Nevşehirit, pasi dyshohet se goditi me shuplakë në vesh një grua që ndodhej jashtë një supermarketi, duke i shkaktuar humbjen e dëgjimit në veshin e majtë.

Ngjarja u regjistrua në lagjen Kapucubaşı, ku i dyshuari, i identifikuar si Tolga Çelik, iu afrua nga pas  gruas me inicialet S.E. dhe e goditi papritur në vesh. Momenti i sulmit u filmua nga kamerat e sigurisë së zonës.

Pas incidentit, gruaja iu drejtua policisë dhe bëri kallëzim ndaj 38-vjeçarit. Gjatë marrjes në pyetje, Çelik mohoi se e kishte goditur qëllimisht, duke pretenduar se bëhej fjalë për një kontakt aksidental dhe se krahu i tij e kishte prekur “pa dashje”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.