Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

10-vjeçarja u ankua për dhimbje barku, në spital zbuloi se është shtatzënë – i dyshuar njerku i saj

Gazeta10
04 November 2026 - 11:10

Një vajzë 10-vjeçare në Santiago del Estero, Argjentinë, e cila u dërgua në spital për shkak të dhimbjeve të stomakut, kuptoi se ishte shtatzënë në muajin e gjashtë.

Mjekët ngritën dyshime pasi nëna e saj përmendi se vajza nuk kishte pasur perioda për një farë kohe, raporton Metro.

Sipas policisë, ajo ishte abuzuar seksualisht nga njerku i saj 33-vjeçar në shtëpinë e familjes, i cili tashmë është arrestuar.

Gjyshja e viktimës u shpreh se e kishte paralajmëruar të bijën se njerku nuk ishte i besueshëm dhe tregoi se ajo vetë kishte rënë viktimë e abuzimit në moshën 8-vjeçare.

Mësuesja e vajzës mbeti e tronditur, duke u shprehur se ajo ka qenë gjithmonë një nxënëse e qetë dhe nuk kishte shfaqur kurrë sjellje të çuditshme.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.