
Në kuadër të bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Ambasadës Britanike dhe Policisë së Kosovës, si dhe në mbështetje të përpjekjeve për forcimin e kapaciteteve operative të Sektorit të Hetimeve në Departamentin e Kufirit, e cila është përgjegjëse për hetimin e veprave penale komplekse ndërkufitare, Ambasada Britanike ka bërë dhurimin e pajisjeve teknologjike të nevojshme për sektorin e kufirit.
Pajisjet janë përzgjedhur nga Policia e Kosovës bazuar në nevojat e identifikuara operative dhe kanë për qëllim rritjen e kapaciteteve hetimore të Drejtorisë, duke u mundësuar hetuesve që t’i përpunojnë më me efikasitet provat digjitale, të përdorin njëkohësisht aplikacione të shumta hetimore dhe t’i ruajnë, sistemojnë dhe t’i lexojnë në mënyrë të sigurt dosjet e hetimit dhe dokumentet operative.
Donacioni u dorëzua nga Margaret Belof, Shefe e Seksionit për Sundimin e Ligjit dhe Sigurinë e Brendshme tek Drejtori i Departamentit të Shërbimeve të PK-se z. Kamer Jonuzaj