
epartamenti i Përgjithshëm i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, ka bërë me dije se, me urdhër të prokurorit kujdestar, është ndaluar për 48 orë një person me inicialet A.I., nën dyshimin e bazuar se ka kanosur një gazetare.
Sipas dyshimeve fillestare, i dyshuari A.I. ka kanosur gazetaren D.I., për shkak të ushtrimit të detyrës dhe profesionit të saj.
Në kuadër të veprimeve hetimore, Prokuroria tha se janë intervistuar e dëmtuara D.I. dhe i dyshuari A.I., me qëllim të grumbullimit dhe mbledhjes së informatave relevante lidhur me rastin.