
Komentatorja politike, Fatime Hajdari, ka komentuar takimin e sotëm të Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti me liderët e opozitës në vend.
Hajdari në Politiko, deklaroi që më konstruktivi nga liderët e partive politike opozitare, sipas saj është Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, transmeton Gazeta10.
“Në fakt nuk është hera e parë që duhet me i njoftë kreditë për z.Krasniqi, i cili paraprakisht ka bërë një status i cili i ofron mbështetjen e PDK-së – Qeverisë për situatën e krijuar. Mendoj që kohën e fundit z.Krasniqi është treguar më i matur edhe me deklaratat e tij”, ka thënë ajo./Gazeta10.