Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Çollaku i kundërpërgjigjet Kurtit: Duhet ta falenderojmë çdo mëngjes që s’po na lë pa punë

Gazeta10
08 November 2022 - 20:45

Ardian Çollaku, komentator politik i është kundërpërgjigjur deklaratave të kryeministrit, Albin Kurti i cili deklaroi se “nuk po i lë pa bukë analistët nëpër studio televizive”.

Çollaku në Politiko tha se kryeministrin duhet falenderuar do mëngjes që nuk po i lë analistat pa punë.

“Falë z.Kurtit që s’na lë pa punë. Ky është një lajm i mirë. Duhet ta falenderojmë çdo mëngjes sa herë që çohemi sepse s’kemi pastaj çfarë të punojmë. Ishte pak shaka”, komentoi shkurt Çollaku në Politiko.

“Shpesh opozita i rri gatitun Kurtit. Në dy ose tri takime ai po e poshtëron opozitën. Kush është Sveçla sot në atë takim. Kryeministri i thërret liderët e partive opozitare, edhe Sveçla nuk e ka vendin aty”, tha Çollaku.  /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.