Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Shkarkim, burgim, dorëheqje”, protestuesit në Prishtinë kërkojnë drejtësi për gratë e vrara

Gazeta10
07 November 2026 - 12:57

Protesta kundër vrasjes së grave po vazhdon në disa pjesë të Prishtinës, ku qytetarët po shprehin revoltën e tyre për vrasjen e Arlinda Zekajt dhe rastet e dhunës ndaj grave në Kosovë.

Gjatë protestës, pjesëmarrësit po brohorasin slogane të fuqishme, përmes të cilave kërkojnë përgjegjësi institucionale dhe mbrojtje për gratë.

“Patriarkati e feston djalin, e çikën as nuk e mbron”, “Siguria e grave është përgjegjësi shtetërore” dhe “Shkarkim, burgim, dorëheqje”, janë disa nga mesazhet që po përcillen nga protestuesit.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.