
Gjatë protestës që po mbahet në Prishtinë kundër vrasjes së grave, është lëshuar auto-incizimi i Arlindës me Farukun, zyrtarit policor të Pejës,pranë stacionit policor.
Në të njëjtën kohë, protestuesit kanë hedhur edhe tym të kuq, duke përcjellë mesazhe proteste dhe revoltë ndaj dhunës ndaj grave.
Protesta po zhvillohet me kërkesë për drejtësi për Arlinda Zekajn, përgjegjësi institucionale dhe masa konkrete për garantimin e sigurisë së grave në Kosovë.