Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë kujton 37-vjetorin e rënies së Murit të Berlinit

Gazeta10
09 November 2026 - 10:56

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka kujtuar 37-vjetorin e rënies së Murit të Berlinit, duke rikthyer vëmendjen të një prej ngjarjeve më të rëndësishme të historisë moderne evropiane, e cila shënoi fundin e ndarjes së Gjermanisë dhe u bë simbol i lirisë dhe bashkimit.

Ambasada rikujtoi se më 9 nëntor 1989, pas 28 vjetësh ndarje, Muri i Berlinit u shemb, duke hapur rrugën për ribashkimin e Gjermanisë, i cili u realizua më 3 tetor 1990.

Ambasada thekson rëndësinë historike të kësaj ngjarjeje, e cila ndryshoi jo vetëm të ardhmen e Gjermanisë, por edhe atë të Evropës dhe botës.

“Rënia e Murit të Berlinit mbetet një kujtesë se shoqëritë mund të kapërcejnë përçarjet dhe të ndërtojnë perspektiva të reja për të ardhmen”, thuhet në mesazhin e publikuar nga Ambasada Gjermane në Kosovë.

Ambasada gjithashtu shtron pyetjen se çfarë mësimesh mund të nxirren nga kjo ngjarje historike sot, për të forcuar dialogun, lirinë dhe lidhjet mes njerëzve.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.