Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ujësjellësi “Prishtina”: Ndërprerja e energjisë elektrike lë pa ujë disa zona

Gazeta10
09 November 2026 - 11:17

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina njoftoi se për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike, në zonën e Banullës dhe Konjuhit, ku ndodhet STP-ja e KRU-së, pompat aktualisht janë jashtë funksionit.

“Si pasojë e kësaj ndërprerjeje, do të ketë mungesë të furnizimit me ujë për konsumatorët që furnizohen nga kjo pjesë e sistemit, përkatësisht në zonën e QMI-së, Janjevës me rrethinë, si dhe Gadimes me rrethinë.

Për momentin, ende nuk kemi informacione lidhur me arsyen e ndërprerjes së energjisë elektrike. Sapo të kemi informacione të reja dhe të rikthehet furnizimi me energji, do t’ju njoftojmë me kohë. Ju falënderojmë për mirëkuptim”, thuhet në njoftimin e Kompanisë rajonale të ujësjellësit “Prishtina”

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.