Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Po riparonte një defekt, humb jetën elektricisti 34-vjeçar në Shkodër

Gazeta10
09 November 2026 - 23:25

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Bardhaj të Shkodrës, ku një 34-vjeçar, elektricist i zonës, ka humbur jetën pasi dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike gjatë riparimit të një defekti në një shtyllë elektrike.

Sipas informacionit paraprak të Policisë, ai ishte thirrur nga disa familje jashtë orarit të punës për të rikthyer furnizimin me energji elektrike, pa njoftuar dispeçerinë e OSHEE-së, raporton Top Channel.

34-vjeçari u dërgua në Urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër, por mbërriti pa shenja jete.

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.