
Analisti politik, Petrit Zogaj, ka thënë se opozita aktuale e Kosovës është duke vepruar mirë që nuk po bën opozitarizëm sikur të Lëvizjes Vetëvendosje.
Zogaj në Prime Time, më tej ka deklaruar se opozita do të duhej të gjejë mënyra të komunikonte me publikun për përmbajtjen e planit franko-gjerman, transmeton Gazeta10.
“Opozitarizmi i VV-së, ka qenë model i keq, nuk do të duhej të merrej si model nga opozita aktuale. Cfarë mund të bënte opozita aktuale, po flasim për një plan franko-gjerman, nuk e dijmë se cili është dokumenti më i saktë, roli i opozitës do të duhej të ishte që të gjente një dokument që është më për së afërmi me origjinalin. Pra, opozita do të duhej të gjejë mënyra që të komunikonte me publikun, se cfarë realisht përmban plani franko-gjerman, e jo të bëhej sikur është bërë në të kaluarën, që të hedhin spekulime mbi dokumentin”, ka thënë ai ndër të tjera./Gazeta10