
Sipas Petrit Zogajt, ish-kryeministri, Ramush Haradinaj po mundohet të mbes në skenën politike me frazat e tij ndaj kryeministrit Kurti se do me prishë Kosovën me Amerikën.
Analisti politik në Prime Time shtoi se qasja e Haradinajt nuk është aq bindëse, shkruan Gazeta10.
“Haradinaj po e përodor një llojë sentimenti se Kosova s’duhet të prishet me Amerikën. Vetëm kjo nuk mjafton, por është përgjegjësi e Haradinajt e liderëve tjerë opozitarë që të komunikojnë me partnerët dhe të shihet se cili është plani. Haradinaj po do të mbes në skenë se Albini po do me na prishë me Amerikën dhe unë jam ai që insistoj të mos ndodh një gjë e tillë. Nuk është aq bindëse qasja e tij”, tha Zogaj në Prime Time./Gazeta10